Drejtuesi i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Adhanom Ghebreyesus është shprehur se është i shqetësuar për përhapjen e variantit Delta të koronavirusit. Në një konferencë për mediat, Ghebreyesus tha se ky variant i virusit që është më i transmetueshmi i identifikuar deri më tani, është identifikuar në të paktën 85 shtete.
Sipas tij, variante të reja mund të shfaqen pasi “kjo është ajo që viruset bëjnë ato evoluojnë. Kreu i OBSH theksoi se “lindja” e mutacioneve mund të parandalohet nëse parandalohet transmetimi.
“Unë e di që globalisht aktualisht ka shumë shqetësime për variantin Delta të Covid-19 dhe OBSH është e shqetësuar. Varianti Delta është më i transmetueshmi nga mutacionet e Covid-19 të identifikuara deri më tani. Është identifikuar në të paktën 85 shtete dhe po përphapet me shpejtësi mes popullatave të pavaksinuara. Variante të tjera do të vijojnë të raportohen. Kjo është ajo që bëjnë viruset. Ato evoluojnë, por ne mund ta parandalojë shfaqjen e varianteve duke parandaluar transmetimin e COVID-19. Është mjaft e thjeshtë: më shumë transmetim, më shumë variante. Më pak transmetim, më pak variante.”