Monika Kryemadhi vendosi qe te marre mandatin e deputetit, por jo duke perfituar nga lista e kandidateve ne kryeqytet! Pra Kryemadhi nuk do ta pranojë mandatin qe i dhanë votuesit e Tiranës, por do te marre “lejekalimin” per te hyre ne Kuvend pikerisht nga lista e LSI ne qarkun e Fierit.Por çfarë thotë Kodi Zgjedhor? Kujt i kalon mandati i Kryemadhit në  Tiranë? Çështja rregullohet nga Neni 163 i Kodit Zgjedhor që përcakton hapat që ndiqen në shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues të listës.

Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt. Shpërndarja e mandateve fillon me rend zbritës, në bazë të renditjes së tyre në listën e dorëzuar në KQZ, duke filluar nga numri rendor një, si dhe numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat bazuar në procedurat dhe kriteret vijuese. Veprimi i parë sipas Kodit zgjedhor është vlerësimi i kandidatëve që kanë thyer herësin, ne menyre qe te hyjne ne Kuvend, siç eshte bere per ata te pakte deputete qe kane thyer listen, nga te dy krahet e politikes.

Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti. Ky është rasti i Fatmir Xhafajt në Tiranë. Fatmir Xhafaj u rendit në listën fituese, menjëherë sapo u përcaktua numri i mandateve që kishte marrë Partia Sovialiste në Tiranë.

Pas shterimit të zëvendësimit të kandidatëve, shpërndarja e mandateve vijon me kandidatët e mbetur sipas numrit rendor të listës. Në këtë moment të zbatimit të Kodit Zgjedhor rezulton që zonja Kryemadhi mban 2 mandate. Mandatin e Tiranës dhe të Fierit. Kodi parashikon që kandidatët e mbetur të listës, që nuk përfitojnë mandate ri-renditen në bazë të numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave. Kjo do të thotë që në momentin, që sipas hapave procedurialë të Kodit, ka rezultuar që Monika Kryemadhi ka dy mandate, atë të Fierit dhe Tiranës, gjithë lista e kandidaturave përtej zonës fituese (ku ndodhet Petrit Vasili), është ri-renditur.

Nga ri-renditja Petrit Vasili nuk mund të marrë mandatin e deputetit të lëshuar nga zonja Kryemadhi për motivin e thjeshtë: Petrit Vasili është shumë pak i votuar. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi është grua, ndaj për aq sa dihet nuk mund të zëvendësohet nga Petrit Vasili që nuk është grua. Ajo që përcakton gjithçka është radha e veprimeve që duhet të ndjekë KQZ sipas Kodit Zgjedhor, i cili eshte i detyruar qe te shpendarjen e mandateve te zbatoje ligjin. Nuk besojme se do ta thyeje per te futur ne Kuvend Tit Vasilin, dhe sikur te paraqitet i veshur si grua!