Shkolla “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” në Tiranë, po rindërtohen me standarde më të mira pasi u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë një inspektimi në këto shkolla, kryeministri Edi Rama tha se do të rilindin më të bukura, më të forta dhe më të mëdha.
“Në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” që po rilindin shumë më të bukura, më të forta e më të mëdha, pas rrënimit nga tërmeti”, shkruan Rama.
Rama u shoqërua edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se shkollat do jenë të kompletuara.
“Shkollat e reja me palestra dhe auditore, të kompletuara”, tha Veliaj mes të tjerash.