Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotme duke risjellë prioritet e Shqipërisë për misionin historik të saj në OKB.
Këto prioritete mes të cilave janë të drejtat e grave, të drejtat e njeriut, bashkëjetesa fetare, kushtet klimatike, Rama ka zgjedhur që t’i thotë nëpërmjet zërit të të rinjve.
“Mirëmëngjes dhe me prioritetet e Shqipërisë për misionin historik të saj në OKB, të rrëfyera nga të rinjtë që përfaqësojnë vendin tonë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjet e rinisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.