Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga materniteti i ri i Lezhës dhe foshnjat e para të lindura aty. Në videon e publikuar nga kryeministri shfaqet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me stafin e spitalit dhe nënat e reja, të cilave i shpërndanë lule dhe i uron.
“Të të rrojë vajza”, shprehet ministrja.
“Faleminderit jemi shumë të kënaqur për kushtet që na keni krijuar, faleminderit.”, thotë një nënë e re.
Ministrja teksa takon nënat, i jep edhe çekun e bebeve, për foshnjat e tyre. Gjatë videos flet edhe një mjek, pjesë e stafit i cili shprehet se kushtet janë bashkëkohore dhe pajisjet e fundit. “Kushte fantastike bashkëkohore, pajisjet e fundit, me del detyra që të jemi në nivelin e duhur për t’i shërbyer pacientëve. ”, shprehet mjeku.
“MIRËMËNGJES me foshnjat e para që kanë ardhur në jetë në Maternitetin e Ri të Lezhës, i cili tashmë ka hapur dyert në shërbim të krejt komunitetit lezhjan dhe zonave përreth, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook.