Fluturimet e para nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit Zayed, Flatrat e Veriut do të nisin më 15 korrik. Destinacionet e para do të jenë drejt Zyrihut dhe Stambollit. Klodiana Visha, operatore turistike në Kukës, bën të ditur se ka pasur njw fluks kërkesash për bileta udhëtimi. Nga muaji gusht dhe shtator po ashtu do të ketë edhe destinacione të tjera.
Çmimet e biletave të udhëtimit do të jenë lowcost. Për këtë fakt ka pasur edhe një fluks prenotimesh nga qytetarë vendas por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.
Aeroporti Zayed Flatrat e Veriut u inaugurua pak ditë para mbylljes zyrtare të fushatës së 25 prillit, ndërkohë që vijojnë ende punimet për ndërtimin e plotë të ambienteve të këtij aeroporti.