Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit shqiptar në Hungari, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një takim me Ministren hungareze të Shtetit për Familjen, Katalin Novák.
Ministrja Kushi nënvizon se gjatë takimit janë ndarë përvojat përkatëse në lidhje me arsimin dhe rininë, por me fokus të veçantë politikat e gjithëpërfshirjes.
“Në fokus të diskutimit ishte edhe gjithëpërfshirja në arsim, si dhe politikat në mbështetje të fëmijëve që vijnë nga grupet vulnerabël, nxënësit me aftësi ndryshe, por edhe nxënësit e talentuar që të arrijnë potencialin e tyre maksimal“, shprehet Kushi në publikimin e saj.