Presidenti, Ilir Meta, duke folur ne nje konference shtypi ku hodhi akuza per keqperdorje te Kuvendit ne dem te interesit publik dhe kombetar. Me heret, Meta ka kthyer ligjin, qe zgjat afatin e koncesionit te aeroportit 'Nene Tereza', me 13 vite./r/n/r/nPresident, Ilir Meta, speaking at a press conference where he throw accusations at the Assembly of misuse of Public and National Interest.

Kuvendi është mbledhur këtë të mërkurë për të shkarkuar Ilir Metën, që do të hynte në histori kështu, si presidenti i parë i shkarkuar.

Por, ndërsa pritet që të shkarkohet nga Kuvendi, Ilir Meta njofton se ka thërritur në Presidencë ca valltarë për t’i dekoruar.

“Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Me sa duket, Meta ka vendosur të shpërndajë sa më shumë dekorata, para largimit nga Presidenca.Tema/