Kryeministri Edi Rama shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh Pirro Mani.
“Lamtumirë usta! Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes”, shkruan kryeministri Rama. Regjisori i madh Pirro Manu u nda nga jeta ditën e sotme në Amerikë në moshën 89 vjeçare.