Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Vlorë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama, ka thënë se u është kërkuar kryetarëve të bashkisë së Dibrës dhe të Vlorës që të hyjnë në zgjedhje për deputet. Sipas Ramës Dionis Imeraj ka pranuar, ndërkohë që Leli nuk ka pranuar. Më tej ai ka thënë se askush nuk fiton i pavarur në Vlorë, pa siglën e PS-së dhe se sipas tij Leli i ka fikut telefonin për disa ditë.
Leli, mësohet të ketë thënë Rama, është shprehur se e ka amanet që të drejtojë Vlorën. Leli nuk u zgjodh, por u emërua, sepse nuk kishte kundërshtar. Sipas Ramës, Lelu u vlerësua pasi nuk përfaqësonte do të Vlorën në nivel lokal, por do të përfaqësonte qytetin në parlament. Leli sipas tij po çalonte në bashki, por në parlament do të ishte më mirë, pasi është orator.
Rama ka thënë më tej se askush nuk fiton në Vlorë, por vetëm ata në siglën e trëndafilit rozë. Kreu i qeverisë ka treguar se Leli i ka fikur telefonin. Nëse nuk jep dorëheqjen vetë, të gjithë duhet të punojnë që Vlora të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze nga këshilltarët bashkiak.
‘Leli ka një detyrë partiake dhe dezertoi. Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet, ai dezertoi në këtë betejë. Madje në krahasim me kandidatët në Dibër, Leli nuk bëri asnjë fushatë për PS, dhe dha zero kontribute. Teorive të konspiracionit për emërimin e Afrimit si kryetar bashkie pas Lelit nuk qendrojnë dhe nuk kanë për të qëndruar asnjëherë. Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike që nuk bënte Dritan Leli.Nuk kam asgjë personale me Lelin. Këshilli bashkiak të bëjë detyrën për të siguruar llogaridhënien. Gjithçka në raport me Dritan Lelin, është institucionale dhe partiake, nuk kam asgjë personale. Ai dezertoi tha se nuk ka me punë me këtë familje politike. ’– mësohet se ka thënë Rama.