Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock i është përgjigjur deklaratës së kryeministri italian Mario Draghi i cili kërkoi që finalja e Euro 2020 të luhej në një vend të sigurt dhe jo në Britani.
Në një intervistë për Sky News, Hancock tha: Finalja e Evropianëve do të zhvillohet në Wembly. Unë isha në Wembly të premten, ishte shumë mirë të dëgjoja turmën duke brohoritur përsëri, ne kemi një vendndodhje të shkëlqyeshme, shpresoj që Anglia, Skocia dhe Uellsi të ecin para. Ndërkohë Draghi në një konferencë të përbashkët me Angela Merkel ditën e hënë, paraqiti temën që mund të shkaktojë një diskutim të gjerë, jo vetëm për UEFA-n.
Finalja evropiane nuk është vetëm një çështje për epidemiologët, por edhe për politikën që mund të shohë BE dhe Mbretërinë e Bashkuar të kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ndërsa u pyet nga gazetarët gjermanë mbi mundësinë e lëvizjes së finales së Euro 2020 nga Wembley në Olimpico, Draghi tha: Po, unë do të bëj më të mirën time që finalja e evropianëve mos të zhvillohet në vendet me rritje të lartë të infektimeve.
Kujtojmë se Britania e Madhe është prekur ndjeshëm nga varianti Delta, duke regjistruar mijëra infektime në ditë. Ditën e hënë, autoritetet vendase raportuan 10.633 raste të reja dhe 5 vi ktima nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i infektimeve me Covid-19 në Britani ka shkuar në 4.640.507, prej të cilëve 127.981 kanë humbur jetën dhe 4.303.996 janë shëruar.