Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se l uft a kundër korrupsioni është prioritet i PS-së në mandatin e tretë. Duke folur për lu f tën kundër kor rup sio nit në një intervistë televizive, Balla tha se Shqipëria ka bërë hapa të konsiderueshëm përpara në l uftë kundër kor rup si onit.

“Gjithmonë ka një pritshmëri që nata duhet bërë ditë, por të mos harrojmë që këto janë procese që po ecin. Forcimi i drejtësisë së re që po lind mbi gërmadhat e drejtësisë së vjetër do japin efekte e veta në l uft ë kundër k orr ups ionit. Tashmë kemi edhe nd ëshkime në nivel të lartë, flas për vendime që lidhen me ish-Prokurorin e Përgjithshëm apo me arrestimin e prokurorëve, gjyqtarëve, kryetarë bashkie të dënuar tashmë dhe që ka një sërë çështjesh që janë ende në hetim për persona që hyjnë në juridiksionin e Prokurorisë Speciale Ant iko rr upsion, SPAK. Në këtë këndvështrim unë jam i bindur që lu fta jonë kundër korrupsionit në mandatin tonë të tretë do të jetë në një stad të ashpër”, tha ai.

Në lidhje me pyetjen se a duhet opozita për një president konsensual, Balla tha “se Kushtetuta përcakton një procedurë të zgjedhjes së Presidentit Republikës që në tre raundet e para kërkon një shumicë të cilësuar”.

Në lidhje me bashkëpunimin me Bashën, ku më parë është ngritur një Komision Hetimor për veprimtarinë e tij në Kosovë, Balla tha se ka një rregull në politikë, që askush nuk e zgjedh kundërshtarin e vet.

Në lidhje me largimin e Ruçit nga politika, se mos ka të bëjë me një listë të mundshme “non grata” nga SHBA, Balla tha se “Ruçi nuk është në asnjë lloj liste, sepse Ruçi ka ndërtuar një standard 30-vjeçar në politikën shqiptare të integritetit të lartë moral, politik”.

“E thashë edhe në Kongresin e PS-së se ka raste të largimit nga politika në humbjen në një palë zgjedhje, por rasti i vetëm në politikë që një personalitet i këtij niveli vendos të largohet pasi ka fituar zgjedhjet është një rast për t’u falënderuar dhe sigurisht është një standard i cili nuk duhet lënë pa u vlerësuar”, tha ai.