Manchester Unitedi ia ka bërë me dije Borussia Dortmundit se është i gatshëm ta rrisë ofertën për Jadon Sanchon në 85 milionë euro. Bisedimet mes Dortmundit dhe Unitedit kanë nisur javë më parë, pasi gjiganti anglez nuk pranoi ta paguajë çmimin e kërkuar nga gjermanët për shërbimet e sulmuesit anglez.
Tani thuhet se Sancho mund të blihet për rreth 90 milionë euro. Por meqë Sancho tashmë ka arritur marrëveshje personale me Unitedin, një kontratë pesëvjeçare me pagë javore prej 409.000 euro, besohet se oferta e fundit e Unitedit mund ta joshë Dortmundit për të bërë biznes me një lojtar i cili i ka vetëm edhe dy vjet kontratë me të.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron ta përforcojë skuadrën për t’i rritur gjasat për ta fituar Premierligën duke e blerë një sulmues të djathtë. Sancho i ka shënuar 50 gola në 137 paraqitje për Dortmundin, plus tri gola në 20 ndeshje për Anglinë.