07 Qershor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërjmet një psotimi në Facebook ka bërë me dije se 775 të moshuar kanë kryer me sukses, në QSUT, ndërhyrjet e kataraktës në 5 muajt e parë të 2021.
“Gjysh Bashkimi, është një ndër 775 të moshuarit që në 5 muajt e parë të vitit, kanë kryer me sukses ndërhyrjen në sy dhe vendosjen e lentes falas në #QSUT Që prej 2019, çdo vit, më shumë se 2 mijë të moshuar përfitojnë paketën e kataraktës #FALAS në repartet e Okulistikës, jo vetëm në Tiranë, por edhe në spitale rajonale”, shkruan Manastirliu. Mbi 2000 qytetarë kanë përfituar çdo vit nga vendosja e lentës falas në spitalet publike në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë nga paketa e kataraktës.