Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Infrastrukturës ndodhen në Hungari, ku po zhvillojnë takime me temë bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve në mjekësi dhe kërkimin shkencor.
Nga këto takime, synohet që të “vijojmë pa ndërprerë objektivin e rëndësishëm për hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjioze europiane, me programe e projekte të përbashkëta dhe studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane edhe në Shqipëri”, siç thuhet në postimin e Manastirliut në “Facebook”.