Pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive, foshnja e lindur prematurë (lindje para kohe) në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka fituar betejën për jetën.
Lajmin e bukur e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë se kjo është një ditë e gezueshme për familjen e Amarit, ndërkohë që falenderon edhe mjekët.
“Ditë e gëzueshme për familjen e Amarit dhe stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, me fitoren e betejës për jetën të Amarit të vogël, pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive. Punë #fantastike e stafeve tona mjekësore me bebet prematurë, në shërbim të jetës #RESPEKT”, shkruan Manastirliu krahas fotos që shpërndan në Facebook.