Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim pune me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, dr. Fahrettin Koca, gjatë vizitës dy ditore që Kryeministri Rama dhe disa ministra po zhvillojnë në Turqi.

“Diskutuam për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një berthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve. Një model i ri menaxhimi që duam ta transferojmë edhe në spitalet e tjera të vendit”, shkruan Manastirliu në postimin e saj duke theksuar që do të çojnë përpara axhendën e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Manastirliu shkruan se u vendosën afate konkrete të bashkëpunimit në sektorin farmaceutik në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik.

“Vendosëm së bashku afatet konkrete për planin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes dy Agjensive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të vendeve tona, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik”, shkruan Manastirliu.

Postimi i ministres Manastirliu:

?????Një takim i frytshëm në Ankara me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, dr. Fahrettin Koca, për të çuar përpara axhendën e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

? Diskutuam për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një berthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve. Një model i ri menaxhimi që duam ta transferojmë edhe në spitalet e tjera të vendit.

?Vendosëm së bashku afatet konkrete për planin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes dy Agjensive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të vendeve tona, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik.