Nga sot ka hyrë në fuqi rregulli i ri i lejimit të grumbullimeve deri në 50 persona.
Ministria e Shëndetësisë lajmëron se kanë ndryshuar rregullat ndaj koronavirusit. Sipas MSH, në ambiente të jashtme do lejohen 50 persona, nga 10 që ishte më herët.
“Plani i lehtësimit të masave antiCOVID duhet të shoqërohet me respektim të rregullave, për kufizimin e përhapjes së COVID“, shkruan ministria.