Sindi Loci, ish-konkurrentja e ‘Për’puthen” ka qenë ditën e sotme e ftuar në “Abc e Pasdites”, e cila ndër të tjera u pyet dhe për çështjen e shumëpërfolur në lidhje me të, atë të virgjërisë. “Unë zgjodha që të isha tërësisht e sinqertë. Përderisa unë shkova në një program dashurie dhe zgjodha që të jem totalisht transparente dhe me djemtë që kisha përpara po edhe me publikun. Unë e dija shumë mirë që nuk do merrja pikë dhe do isha më e sulmuara. Unë nuk e thashë, unë u pyeta”
Nëse vazhdon akoma etiketimi apo persekutimi i të qenit e virgjër edhe pas programit, Sindi iu përgjigj me të qeshur se “do të vazhdoj gjithmonë mendoj, edhe pasi unë të jem martuar të kem fëmijë”. Gjatë intervistës, Sindi u pyet në lidhje me mendimin e saj për të gjithë ish-konkurrentët të cilët kanë bërë këngë.
“Muzika është një profesion shumë I vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do kishin qenë në Përputhen nuk do kishin marë asnjë mijë klikime”. E pyetur se mes Melisës, Mevlanit dhe Anës kujt do ti kërkonte të mos këndonte më, Sindi u shpreh:
“Të treve. Është e tmerrshme.”