Në situatën aktuale që ndodhemi numri i infeksioneve po bie dhe ai i njerëzve të vaksinuar po rritet, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel. ”Ka arsye për të besuar pozitivisht, edhe pse pandemia nuk ka mbaruar as në Gjermani dhe as në vendet e tjera të botës”, deklaroi Angela Merkel në Bundestag. ”Por, rënia e infeksioneve nuk do të thotë mbarim i pandemisë”, shtoi ajo.

“Ne kemi nevojë për të rritur prodhimin të vaksinave të bazuara në licenca”, shtoi ajo. ”Unë besoj se rruga e revokimit, me mjete politike, e patentave është rrugë e gabuar”, theksoi kancelarja.