Qëndrimi i Cristiano Ronaldos te Juventus nuk është i sigurt dhe nuk përjashtohet kalimi në një tjetër klub të madh europian në këtë verë. Corriere dello Sport raporton se agjenti Jorge Mendes është vënë në lëvizje gjatë javëve të fundit.

Ai mendon largimin e Ronaldos nga Juventusi dhe PSG është klubi i zgjedhur. Sipas të njëjtit burim agjenti portugez ditë më parë ka qenë në Francë për të takuar drejtuesit e nënkampionëve të Francës në lidhje me një afrim të mundshëm të Ronaldos.

Gjatë kësaj jave, Mendes do të vijë në Torino për të takuar presidentin Agnelli dhe për të diskutuar një herë e mirë të ardhmen e Ronaldos. Me shumë mundësi ai do kërkojë largimin. Nëse ndodh kështu, Juventus nuk kundërshton dhe kursen 60 milionë euro bruto, që shkon paga e Ronaldos.