“Ambicie, respekt, punë në ekip” shkruante në çantën që mbante në dorë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim gjatë takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe zyrtarit të lartë amerikan Philip Reeker.
Ndërsa ishte e veshur me një bluzë të bardhë, xhaketë ngjyrë mente dhe pantallona të zeza, nuk mungonin aksesorët në veshjen e ambasadores.
Ajo gjithmonë ka bërë thirrje për bashkëpunimin mes palëve politike në vend dhe të ketë respekt në punë pavarësisht rivalitetit të krijuar.
Trëndafili i bardhë në anën e djathtë të xhaketës nënkupton paqen që duhet të krijohet mes partive politike në vend.
Pas takimit ata janë shfaqur të buzëqeshur ndërsa kanë ecur në drejtim të daljes së selisë blu. Gjithashtu ka pasur edhe një shtrëngim dore nga ana e ambasadores dhe kreut të PD-së.
Edhe pse lideri historik i PD-së, Sali Berisha u shpall ‘non grata’ në SHBA, ky takim tregon pozitivitetin që duhet të mbizotërojë në marrëdhënien e vendit tonë e sidomos me SHBA-në duke qenë një vend i fuqishëm në të gjithë botën.