Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se “prej 25 prillit Ilir Meta nuk përfaqëson më as unitetin e opozitës dhe jo më unitetin kombëtar. Balla shprehu keqardhjen që Ilir Meta nuk u soll dot si President Republike dhe nuk përfaqësoi unitetin kombëtar. “Ilir Meta prej 25 prillit nuk përfaqëson më as unitetin e opozitës edhe pse deputetët e Lulit në Kuvend, ata që u rikandiduan në listat e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, na përcollën qëndrimin zyrtar kundër shkarkimit, sepse halli i Lulit nuk është shkarkimi i Ilir Metës, po më mirë të rrijë në Presidencë se sa t’i shkojë Lulit në PD”, tha Balla.

Ai tha se me keqardhje sot konstatoj se një ish-FRESHIST-in tonë sot e mbrojtën hapur dy ballista. “Ky është një zhvillim pozitiv për historinë politike të Ilir Metës që e nisi si një an tifashist i betuar dhe përfundoi karrierën duke e mbrojtur edhe kryetari i Ballit Kombëtar dhe kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat”, tha Balla. Po ashtu, Balla tha Presidenti i bëri karshillëk Kuvendit, duke ftuar Ansamblin e Dibrës. “Shpresoj mos t’i ketë kënduar këngën e Hajredin Pashës”, tha ai. Balla shprehu keqardhjen që PD dhe lidershipi aktual nuk ditën të mbajnë një qëndrim që i bën nder Shqipërisë. Sipas tij, “Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë prej sot e tutje President i Republikës. E them me plot bindje se askush më parë në historinë e këtij vendi nuk e ka p ër dh unu ar më shumë se kaq institucionin e Presidentit se Ilir Meta”.

Balla kujtoi incidentin trag jik në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa shtoi se “atë ditë Ilir Meta vetëm 3-4 orë para ngjarjes deklaronte dhe bënte thirrje që të mprehin sfurqet, lopatat e sopatat”. “Pak orë më pas një organizatë kri mi n ale e ngritur, e mbështetur dhe e pranuar publikisht nga PD e kz ek utoi në qendër të Elbasanit një qytetar. Për fat të keq ende PD nuk është distancuar nga ky akt k r mi nal që mban tërësisht përgjegjësinë e tyre dhe Ilir Meta si nx itës i d hunë s”, tha Balla. Ai tha po ashtu se është edhe përgjegjësi e Policisë së Shtetit që nuk i mori masat në kohë dhe nuk parandaloi një akt kri mi nal. “Policia e Shtetit duhet të ngrihet në pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë në mandatin tonë të tretë se ende nuk është aty ku unë do kisha dëshirë ta shihja. Shpresoj që Policia e Shtetit të bëjë një ringritje më të fortë në përballje me k ri mi n”, tha ai, ndërsa bëri përgjegjës Presidentin si frymëzues të këtij akti dhune.

Balla theksoi se “PS nuk ka asnjë synim për të marrë pozicionin e Presidentit të Republikës”. “E kam thënë se në 30 vite PS ka pasur një President Republike vetëm në një mandat, në 5 vite. Në 30 vite ka qenë vetëm një mandat President i propozuar nga PS, në 25 vite të tjera Presidenti i Republikës ka qenë përfaqësues ose i propozuar nga opozita. Përjashtoj Moisiun i cili edhe pse u propozua nga opozita mbetet Presidenti më i mirë i Shqipërisë në 30 vite, pa përjashtuar edhe Mejdanin që dëshmoi se edhe pse erdhi nga PS ishte në një nivel shumë të lartë”, tha Balla.

Ai kujtoi se “kemi pasur President që i kanë shpallur lu ftë popullit si Berisha, për të cilin pas vendimit të DASH është thjesht dhe vetëm të vendosësh kashtë mbi tjegulla, pasi vendimi është kuptimplotë dhe komentet i prishin bukurinë atij vendimi”. Balla tha se “ky është një moment shumë i rëndësishëm për Kuvendin e Shqipërisë, pasi është hera e parë në 30 vite që çon deri në fund procesin e shkarkimit të Presidentit të Republikës. “Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e kombit. Brenda 5 ditëve nga vendimi ne duhet të njoftojmë Gjykatën Kushtetuese, dhe Gjykata Kushtetuese ka një afat brenda një periudhe 3-mujore që duhet të shprehet me një vendim”, tha ai, ndërsa shtoi se Ilir Meta nuk mund të jetë më President në një moment të rëndësishëm kur presim mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE”.