Meteoalb parashikon se gjatë kësaj jave vendi do të jetë në një zonë të ndërmjetme masash ajrore. Në pjesën perëndimore të Mesdheut do të ndikojë anticikloni dhe në Ballkanin Lindor do të mbetet ndikim i ciklonit me qendër që do të drejtohet për në Detin e Zi.
Kështu në vend priten kryesisht kthjellime e vranësira. Këto hera herës do të marrin zhvillim kryesisht në pjesën malore dhe kodrinore të vendit. Në këto zona në orët kur temperaturat do të arrijnë maksimumin e tyre parashikohen lokalisht reshje shiu me shtrëngata breshëri dhe rrufe. Kjo situatë do të mbartë me vete në këto orare dhe zagushi pasi dhe temperaturat do të vijnë në rritje.
Era përgjithësisht do të fryjë juglindje dhe veriperëndim e lehtë dhe në bregdet e përgjatë luginave në mesditë do të vijojë me forcë mesatare dhe deri të vrullshme gjatë ditës së hënë e të martë. Valëzimi në dete 3 deri 4 ballë deri ditën e martë. Më tej deti i qetë.