Jose Mourinho ka folur për Europianin në një intervistë të dhënë për Times. Portugezi ka bërë listën e tij personale të favoritëve. “Nuk besoj se do të ketë surpriza në Europian”, ka thënë Special One. “Sipas mendimit tim, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Spanja, Anglia, Portugalia janë të gjitha në të njëjtin nivel”.
Trajneri i Roma-s ka folur edhe për Cristiano Ronaldo-n. “Ai i vë vetes një objektiv dhe bën gjithçka për ta arritur. Për shembull, në këtë moment kërkon të thyejë rekordin e Ali Daei. Ai ka shënuar 109 gola, Cristiano 104. Nuk do të largohet nga kombëtarja para se ta ketë thyer këtë rekord. Kështu është i gatuar”, ka thënë Mou.
“Kam respekt për të, por jo vetëm për të. Edhe për lojtarë si Ibrahimovic ose një si Pandev. Ka qenë lojtari im kur fituam Triplete-n dhjetë vite më parë, tani do të luajë në Europian në moshën 38 vjeç”.