Në spitalin rajonal të Korçës së shpejti do të vihet në funksion rezonanca magnetike. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila thekon se kjo rezonancë do ti shërbejë gjithë rajonit juglindor.
“Një tjetër shërbim i ri afër vendbanimit do t’i shtohet së shpejti Spitalit Rajonal të Korçës. Rezonanca magnetike për të gjithë rajonin juglindor”, – tha Manastirliu.
Kjo rezonancë do të përmirësojë akoma më shumë nivelin e shërbimeve të imazherisë në qarkun e Korçës.
Investimet e viteve të fundit në spitalin dhe maternitetin e Korçës kanë përmirësuar një sërë shërbimesh shumë të rëndësishme, të munguara më parë për banorët e këtij qarku.