Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, nisi punwn konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit. Mëngjesin e sotëm Ministri Federal i Punëve të Jashtme Heiko Maas çeli takimin virtual mes Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit. Në fjalën e tij, si mikpritësi i këtij takimi, Ministri Maas nënvizoi domosdoshmmërinë për të çuar përpara procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres të qëndrueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me Marrëveshjen e Prespës Shkupi dhe Athina treguan lidership politik me rëndësi historike. Kjo është arsyeja pse bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin tani. Falënderoj Presidencën Portugeze për marrjen përsipër të kësaj detyre për më tej – do të ketë mbështetjen tonë të plotë! Më lejoni të jem i qartë: të gjithë ne e dimë që politika e brendshme mund të kufizojë hapësirën e lëvizjes për politikën e jashtme. Kuptojmë gjithashtu që çështje të caktuara të historisë dhe identitetit janë delikate. Por çështje të tilla dypalëshe nuk do të duhej të pengonin gjithë procesin e anëtarësimit”, tha kryediplomati gjerman.

Mw tej ai ka shtuar se “Një Ballkan Perëndimor i prosperuar dhe paqësor ka nevojë që të gjitha vendet në rajon të bashkojnë duart – me pragmatizëm dhe guxim, me realizëm dhe ambicie.Varet nga ju që të bëni ato zgjedhje – Gjermania është e gatshme të ofrojë mbështetje”.