Ndonjëherë planetët mund të jenë përsëritës, të kalkuluar, të parashikueshëm, saktësisht si Neptuni, i cili, prej disa vitesh tashmë, çdo qershor fillon udhëtimin e tij retrogradë dhe kalon pastaj gjithë gjashtëmujorin e dytë të vitit duke ecur indietro.

Dhe ndërkohë çfarë do të ndodhë? Kur Neptuni nuk funksionon, gjithçka bëhet më kaotike, më pak e qartë. Gjithçka duhet parë nga një këndvështrim tjetër dhe fantazia (edhe ajo me synime krijuese) rrezikon të shndërrohet në ka os. Gjithashtu sepse në qiell tashmë janë Saturni, Jupiteri dhe Plutoni (Mërkuri tashmë ka rinisur nga e para) që janë retrogradë, për këtë arsye, yjet paraqesin një të tashme të vështirë për t’u kuptuar, në të cilën do të duhet të kushtoni shumë vëmendje në mënyrë që të mos bëni gabime me diçka ose me dikë. Por si duhet të sillet shenja juaj dhe çfarë duhet të presë?

Sigurisht, nëse jeni Peshq, Akrep, Dem, ose Gaforre, mundeni, më sakë, duhet parjetër të niseni me pushime sepse idetë dhe projektet nuk funksionojnë shumë mirë tani, prandaj më mirë ta përdorni kohën tuaj për të bërë gjëra të lehta, që nuk kërkojnë shumë precizion ose vëmendje. Ka diçka me të cilën do të duhet të merreni në mënyrë indirekte nëse jeni Virgjëreshë, Binjakë, ose Shigjetar, domethënë ato shenja që do ta shohin situatën nga jashtë. Nëse i përkisni Peshores ose Ujorit, duhet t’i kushtoni vëmendje limiteve të trupit, duke vendosur në mënyrë racionale, çfarë mund të përballoni dhe çfarë jo.

Nëse jeni Dash, nuk duhet të nxitoheni shumë në dashuri, nëse jeni Luan duhet të lëvizni me delikatesë në rast se doni ose duhet të këshilloni dikë, kurse nëse jeni Bricjap, kujdesuni më shumë për komunikimin, për look-un tuaj të momentit.