Gjatë verës, sidomos gjatë ditëve të plazhit, lëkura duhet të mbrohet me një krem dielli të mirë mbrojtës. Dermatologët rekomandojnë shmangien e ekspozimit të gjatë në diell, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta. Dëshira për të marrë ngjyrë çokollatë shpesh na bën që bëjmë gabime të pafalshme. Në shumë raste përfundojmë me lëkurë të djegur dhe nuk arrijmë të marrim rezultatin që kërkojmë në të vërtetë. Për këtë arsye ka disa gabime që nuk duhet t’i bëjmë më gjatë ekspozimit në diell dhe që mund t’i gjeni më poshtë:

Vendosni krem dielli mbrojtës në plazh Pothuajse të gjithë e bëjmë këtë gabim. Kremi mbrojtës duhet të vendoset në shtëpi, në të gjithë lëkurën. Për më tepër, aplikimi duhet të bëhet të paktën gjysmë ore para ekspozimit në diell.

Nuk e riaplikoni kremin Është gabim! Kremi kundër diellit duhet të vendoset sërish dy orë pas aplikimit të parë, veçanërisht nëse laheni shpesh. Por, kjo nuk do të thotë që mund të qëndroni në diell pa kufizime kohore!

Përzieni më shumë produkte Ky është një gabim sepse filtrat mund të jenë shumë të ndryshëm. Kështu që, shmangni përzierjen e një sërë përbërësve për të marrë një ngjyrë më të këndshme.

Mos e përdorni pas diellit Mos e bëj kurrë këtë gabim! Pas dushit, ky produkt ndikon në lagështinë e lëkurës prandaj zgjidhni një me efekt qetësues dhe freskues. BurimiL abcnews