Historiani i njohur Peter Lucas dhe aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari, kanë komentuar për gazetën Dita urdhërin Ekzekutiv të presidentit amerikan Joe Biden, për të përfshirë edhe Shqipërinë në të. Lucas thotë se deklarata njeh indirekt edhe punën e ambasadores amerikane në Tiranë, ndërsa Kokalari komenton edhe lobimin e Berishës në SHBA nëpërmjet një kongresmeni.
Peter Lucas:
“Ky është një lajm i mirë për popullin shqiptar. Kjo do të thotë që SHBA synojnë të ndëshkojnë politikanë të korruptuar duke trajtuar sanksione dhe duke deklaruar se korrupsioni politik është një kërcënim për çështjet e sigurisë dhe politikën e jashtme të SHBA-së dhe aleatëve të saj.
Deklarata gjithashtu indirekt njeh dhe komplimenton punën anti-korrupsion të ambasadores Yuri Kim .. Nga të gjithë ambasadorët e SHBA në Shqipëri që kur Shqipëria u bë një shtet demokratik, ajo është pa dyshim më e efektshmja. Shqipëria është me fat që e ka..”
Gary Kokalari:
“Koha është interesante pasi kjo vjen në prag të udhëtimit të Biden në Evropë. Do të doja të dija se çfarë fshihet pas komenteve nga kongresmenit Zeldin.
Supozimi im është që ose një malok, ose një gomaricë i pëshpëriti në vesh dhe ai nuk është vërtet i njohur me situatën.
Fatkeqësisht, tani jam shumë i zënë, kështu që nuk kam kohë të mjaftueshme të shkruaj për këto çështje më hollësisht. Ndoshta javën tjetër. Le të shohim se si zhvillohet kjo çështje dhe të tjerat”.