Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook ka ndarë lajmin e mirë të ardhjes në jetë të bebes së parë në maternitetin e ri të Lezhës, një spital modern dhe me standarde bashkëkohore për nënat dhe fëmijët.
“Me buzëqeshjen e Kleinit të porsalindur në Maternitetin e Ri të Lezhës, ka nisur me këmbë të mbarë funksionimi i këtij spitali modern, me kushte dhe standarde bashkëkohore për nënat dhe fëmijët dhe stafin tonë mjekësor dhe infermieror”, shkruan ministrja.
Përveç maternitetit të ri të Lezhës, aktualisht Ministria e Shëndetësisë po investon në ndërtimin e maternitetit të Beratit, Kukësit dhe ka nisur puna për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë.