Situata e punësimit në Shqipëri vijon të jetë një nga problemet kryesore që shumë të rinj si zgjidhje kanë gjetur largimin. Nëse do u hidhnim një sy njoftimeve të punësimit në rrjetet sociale, shumica e tyre janë për kamarierë apo bankierë.
Për ta përmbledhur, kjo lë për të nënkuptuar që ka mungesë në stafet e shërbimit të HORECA (Hoteleri, Restorant, Café). Punësimi në stafet e shërbimit, në Shqipëri është një punë e paragjykuar dhe e nënvlerësuar, ndryshe nga sa mund të shihet jashtë, pavarësisht sa nevojë mund të ketë një i ri për ato të ardhura, sado të pakta.
Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni intervistën se si një i ri, e nis punën në stafet e shërbimit, pra banakier apo kamarier dhe më pas arrin të bëhet një nga ekspertët më të mirë. Ariol Greca është një nga ata të rinj, që ndonëse ka studiuar për drejtësi, sot është një nga menaxherët profesionist në treg në fushën e hoteleri-turzmit. Kjo intervistë, do ju shërbejë për të gjithë ju që të punuarit në stafet e shërbimit e kosnideroni si mit, por nëse këtë profesion do ta ushqeni mund të bëheni drejtues apo menaxhues shumë të zotë dhe profesionistë.
Për çfarë keni studiuar dhe aktualisht cili është profesioni juaj?
Fillimisht studimet i kam kryer për Juridik në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Pasi u diplomova vijova të nisja studime për administrim turistik. Në këtë fushë jam certifikuar brenda dhe jashtë vendit për industrinë e HORECA. Ndërkohë, së fundmi kam studiuar në Angli për Food and Beverange Directore. Isha 14 vjeç kur unë nisa të punoja për herë të parë si ndihmës kamarier. Më pas kam punuar në stafet e shërbimit në evente.
Të rinjtë kryesisht në moshën e adoleshencës kanë turp të punojnë. A ka qenë ndonjëherë te ju kjo ndjesi?
Rrethanat financiare më kanë detyruar që të punoja në moshë fare të vogël, por jo vetëm. Diçka e brendshme më thoshe po, që duhet të punoja. Dhe aty filloi fryma e punës që të punoja më tepër, frymë e cila më ka shoqëruar deri më tani, diku pas 16 vitesh dhe mos të ndalem. Me kalimin e viteve, profesioni që unë zhvilloja mu kthye në pasion. Por ky pasion nëse nuk e ndihmon për t’u rritur nuk do jetë produktiv. Gjatë këtyre viteve, përpos se kam punuar kam ndjekur një seri trajnimesh të cilat më dhanë mundësinë që unë të jem sa më koherent me standardet ndërkombëtare në fushën e shërbimeve. Unë, do u sugjeroja të rinjve, punë-durim dhe punë-pasion. Vazhdoj të eci me parimin se nuk ka asgjë për turp nëse punën që ke zgjedhur të bësh e bën me ndershmëri dhe dinjitet.
Pse pikërisht keni zgjedhur këtë drejtim? Çfarë ju shtyu që të investoni në fushën e menaxhimit dhe hotelerisë dhe jo drejtësinë?
Ç’është e vërteta, drejtësinë e lash pas sepse ndihesha “i paaftë” të bëja drejtësi në një botë ku gjithçka mund të blihet karshi një buzëqeshjeje të sinqertë. Do thoni ju ku dua të dalë me këtë krahasim? Ky profesion që unë e praktikoj, më bën të transmetoj energjitë e mia pozitve te buzëqeshjet e të ftuarëve. Tjetër, ajo që më shtyu është marrëdhënia me njerëzit. Është një pasion dhe emocion për mua. Ju nuk e keni idenë e ndjesisë që kur je përballë të ftuarëve dhe mundohesh që në pak minuta, orë apo ditë t’i bësh të ndihen mirë dhe t’u qëndrosh pranë.
Sa vite keni që investoni në këtë fushë, dhe a mund të na tregoni disa nga eksperiencat ndër vite?
Në këtë punë u bën pothuajse 16 vjet nga ku e kam nisur nga zero. E kam ngritur duke ngjitur çdo shkallë me ngadalësi por tepër i sigurt. Vërtet tepër i sigurtë. Tani u ktheva pas në kohë, ku e nisa si ndihmës kamarier, më pas kamarier duke marrë pozicionet në të gjithë strukturën e hotelerisë brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa, momenti kur ky profesion u kthye në pasion ishte në vitin 2010 në lindjen e mesme ku shkova për kamarier. Por në kuadër të një sër trajnimesh dhe performancës arrita të jem drejtues i sallës në një nga restorantet më të mira në një kohë shumë të shkurtër. Duke u njohur me standard procedurat, mënyrën e organizimit të këtij profesioni fillova ta bëja me më tepër pasion jo veç për anën monetare në fund të muajit.
Tashmë mbani postin e shefit të departamentit në menaxhimin e Hoteleri-Turizmit në një akademi profesionale, pse pikërisht kjo zgjedhje?
Pas gjithë kësaj eksperience brenda dhe jashtë vendit, trajnimeve të shumta ku arrita të profesionalizohesha në standardet ndërkombëtare të HORECA, mora vendimin të kthehesha në Shqipëri pas një eksperience frytdhënëse në Britaninë e Madhe në drejtimin dhe start up-et e restoraneve. Më pas në ditët e mia në Shqipëri më kontaktuan për të nisur një projekt në lidhje me trajnimin e të rinjëve në fushën e menaxhimit të hotelerisë dhe strukturës së HORECA. Duke qenë i apasionuar pas punës që bëj, dëshiroj që dijet dhe eksperiencën e fituar ndër vite t’ja transmetoj të rinjve të cilët duan ta vazhdojnë këtë profesion. Mësimdhënia ka qënë pjesë e dëshirave të mia por zgjodha që të profesionalizohesha. Përpos se është art, është një përgjegjësi për të gjithë ata studentë që do marrin mësim apo dije nga ty.
Ndoshta ende në vendin tonë, profesioni i kamerierit apo në stafet e shërbimit mund të konsiderohet si punë apo profesion më pak i vlerësuar. Ju keni thyer tabutë e këtij ‘paragjykimi’ për këtë profesion, cili është mesazhi për rininë shqiptare?
Hoteleria është traditë në gjithë botën, të cilën e trashëgojnë brez pas brezi. Ajo çka më bëri përshtypje, nga gjithë eksperienca ime në gjithë vendet e botës ka qenë se kam vizituar hotele shekullore me një histori të tyre dhe staf shërbimi që prej vitesh ishin pjesë e asaj structure që njëri-tjetrin e kishin konsideruar si pjesë e asaj familje shërbimi. Gjë e cila më motivoi për të vazhduar më tej me këtë profesion dhe ja ku gjendem sot. Ndaj ju bëj thirrje çdo të riu i cili dëshiron të ketë një profesion jete, të investoj në hoteleri-turizëm, pasi tregu i punës ka shumë nevojë. Në fakt për t’u ndalur te paragjykimi i punës si kamarier apo pjesë e stafit të shërbimit, kjo tashmë duhet të marrë fund.
Dhe së fundmi, çfarë duhet për të përmirësuar në stafet e shërbimit apo edhe në vetë shërbimin e hotelerisë në Shqipëri?
Hoteleria shqiptare ka shumë probleme pasi shumica e tyre nuk ka një plan të mirëfilltë biznesi. Logjistika dhe plani i biznesit janë A-ja, janë A-ja për jetëgjatësinë e këtij lloj biznesi. Nuk mund të kesh një biznes afatgjatë që të mos e kesh të dokumentuar, të mos kesh portofolin e punës, të mos kesh logjistikën e duhur, të mos kesh një trajnim afat gjatë të stafit të shërbimit dhe të mos kesh standardet e tua si hotel, të krijimit të këtyre standardeve.
Shumicën e vendeve që njoh në të gjithë Shqipërinë, janë të pakta ato pika hotelerie kur kanë këto lloje standardesh. Të kuptojmë që standard nuk është një rregull i shkruar dhe duhet të operojë e gjithë bota në atë lloj prizmi. Stadardet janë ato çfarë dëshiron çdo lloj biznesi të ofrojë, ama ta kenë të shkruar në ajër. Të ndërtohen struktura hotelerie në pozicione pune, jo mbi persona të caktuar.
Prandaj në të gjithë botën ekzistojnë start up-et e bizneseve. Por çfarë janë këto? Start up-et e biznesve nuk është thjesht hapja e dyerve të restoranteve dhe merr kushëririn për kamarier, merr vëllain për menaxher, merr dy kamarier të tjerë dhe u mbyll. E gjithë historia e ndërtimit të një restoranti dhe të një hoteli është analiza 6-mujore, që i bëhet tregut të punës, dhe ndërtimi i këtyre standarteve ku do operosh, si do si do operosh dhe më e rëndësishmja është trajnimi i stafit.
Trajnimi i stafit nuk operon vetëm në një trajnim 3-mujor, 6-mujor, 9-mujor dhe u mbyll. E gjithë bota, strukturat më të mëdha të hotelerisë, kanë trajnime periodike ku i gjithë stafi bën update-im me standardet e reja, dhe çdo gjë update-ohet. Prandaj duhet krijuar kjo lloj strukture që ne të kemi një strukturë hotelerie që brez pas brezi të bëj histori.
Faleminderit!