Nga sot, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Çeki. Lajmin është publikuar në faqen zyrtare të Aeroportit të Tiranës. “As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska”, shkruhet në njoftim.
Shumë shtete evropiane kanë hequr kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, pas vendi ynë doli nga lista e shteteve me risk, për shkak të Covid 19. Po sot, edhe Spanja njoftoi se do të lejojë udhëtarët nga Shqipëria, pa kërkuar test PCR apo pasaportë vaksinimi.