Ditën e djeshme Mozzik i bëri konfuz të gjithë pasi publikoi disa shprehje që në një farë mënyre tregonin se mund t’i kishte dhënë sërish fund lidhjes me Loredanën. Mozzik nuk ju përgjigj urimit të Loredanës për Ditën e Baballarëve dhe i shtoi benzinë zjarrit për ndarje pas publikimit të shprehjeve. Reperi postoi një sërë fotosh të ndryshme ku edhe në njërën prej tyre shkroi: “Baba beqar”. Ai po ashtu publikoi një shprehje me të cilën bëri që të lindin mjaft dyshime në lidhje me raportin e dyshes.
“Në ditet e sotme duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën”, shkroi ai duke bërë që rrjeti të ziejë menjëherë nga dyshimet. Mirëpo sot dyshja i ka hedhur poshtë këto aludime duke treguar se ata vazhdojnë të jenë të lumtur me njëri-tjetrin. Mozzik dhe Loredana kanë postuar në Instagram një foto të shkëputur nga kënga e re e tyre që do të publikohet më shpejt nga ç’e prisnim. Ata kanë zbuluar se ditën e enjte në orën 23:59 do të publikojnë këngën e tyre më të re “Oh Digga”. Madje në foton e këngës ata shihen të kapur përdore duke treguar se gjithçka po shkon më së miri.
Kujtojmë se pak javë më parë çifti publikuan një tjetër këngë, “Rosenkrieg” dhe të gjitha do të jenë pjesë e albumit më të ri të tyre.