Sali Berisha po ndërmerr të gjitha hapat politikë për të zhbërë apo për të krijuar idenë se përballja e tij me DASH është një provë e fortë dinjiteti dhe pastrimi i “fytyrës” së tij pas shpalljes “non grata” nga SHBA. Në plan të parë duket si një përpjekje normale e një ish lideri të plotëfuqishëm politik për të pastruar figurën e tij nga akuzat, të konsideruara prej tij si të padrejta, dhe fryt i një konspiracioni ndërkombëtar me në krye Xhorxh Sorosin dhe Edi Ramën. Por Berisha e di dhe vetë se justifikimi se shkak për shpalljen i padëshirueshëm në SHBA ushte kundërshtimi i tij për kufijtë e Kosovës, është një bllof për të dalë nga situata. Kjo për arsye se sa herë që fuqitë e mëdha kanë bërë ndryshim kufijsh, as që i kanë pyetur vendet e Ballkanit ndonjëherë. Kështu që akuza se Edi Rama e Hashim Thaçi rrezikuan ndarjen e Kosovës, dhe paskan qënë Sali Berisha, Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta ata që i paskan penguar, nuk besohet as nga njeriu më naiv në të dy anët e kufirit. Teza e mbrojtjes së kufijve të Kosovës nga “rreziku amerikan” nuk pi më ujë as tek qytetarët në mbarë hapësirën shqiptare në Ballkan, pasi gjithkush e bën llogarinë e thjeshtë: mirë që Berisha e “hëngri” për kufijtë, po Shkelzeni, Argita dhe Liria që janë dhe një “çikë” me gjak serb pse u shpallën “non grata”?!

Për kufijtë as që bëhet fjalë, pasi familja e Berishës s’është marrë me politikë tërë këto vite, por vetëm për të bërë lekë, duke shfrytëzuar faktin se Sali Berisha ka qënë kryeministër 2 mandate. Herë përmes përqindjes së ‘artë’ të suksesit me kompanitë e huaja që merrte Argita për të hyrë mik të babai kryeministër, herë përmes donacioneve për ‘fëmijët autikë’ të Lirie Berishës, ku një pikturë ordinere arrinte një çmim mbi 100 mijë euro dhe duke i vënë vulën me biznesin e vde kjes në Gërdec të Shkelzenit, i cili përpos 26 viktimave e mbi 300 të plagosurve që shkaktoi më 15 mars 2008, arriti të “kapë” dhe Hollivudin. Tani bën biznes boronicash po në Gërdec, në vendin e kr imit. Për këto arësye kërcënimi me padi penale në Paris të DASH dhe të sekretarit të shtetit Blinken nga ana e Berishës, më shumë se përpjekje për të mbrojtur dinjitetin e tij është një tentativë e dëshpëruar për të mbrojtur familjen biologjike dhe mbi të gjitha pasuritë e vëna përmes abu zimit. “Veprimet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Shpall publikisht si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA Sali Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Blinken teksa publikonte vendimin për shpalljen “non grata”.

Më shumë se gjithçka tjetër, Berishën e ka shqetësuar fakti i bllokimit, ngrirjes, sekuestrimit dhe bërjes publike të pasurisë së tij reale dhe të padeklaruar, sidomos të dy fëmijëve, Argita Malltezi Berisha dhe Shkelzen Berisha. Dhe këta “non grata” në SHBA. Kjo shprehet dhe në faktin se ka kaluar si pa vënë re një pasazh në deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, referuar vendimit të presidentit Biden, në memorandumin e tij për të luf tuar dhe bllokuar korrupsionin që kërc ënon sigurinë kombëtare të SHBA. “Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimit, dhe vetë demokracinë. Por duke parandaluar e luf tuar në mënyrë efektive korrupsionin e duke demonstruar avantazhet e një qeverisjeje transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera. Administrata amerikane angazhohet të godasë parajsat fiskale dhe financimet e paligjshme, që kontribuojnë në pabarazinë e të ardhurave, financimin e terrorizmit dhe rrisin ndikimin e huaj keqdashës”, thuhet në dokument.

Pra go ditja e organeve ligjzbatuese të SHBA mund të shtrihet akoma më tej, jo vetëm në bllokimin e pasurive që janë investuar, depozituar apo ngritur në territorin e SHBA, por dhe goditja e parave të depozituara në parajsat fiskale. Ka akuza se shumë nga këto para korrupsioni janë vënë në parajsat fiskale, që vijnë shpesh në formën e investimeve, pa përjashtuar këtë rast dhe bizneset e ngritura nga familjarët e Berishës, deri në pastrimin e parave, për të cilat akuzohet dhe bëhet fjalë se ka filluar një hetim i thelluar nga organet ligjzbatuese shqiptare. Në ndihmë të urdhërit të presidentit amerikan Biden vjen dhe ligji i miratuar në Shqipëri, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i cili përcakton krijimin e një regjistri, i cili do të zbardhë emrat e pronarëve përfitues të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale (offshore) me aktivitet në Shqipëri, të cilët zotërojnë të paktën 25% të aksioneve. Përmes këtij ligji që ka nisur zbatimin këtë viti synohet të bëhet transparencë mbi kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale, me pronësi të panjohur, të cilat kanë shkaktuar debate të shumta vitet e fundit. Shumë sipërmarrje të regjistruara në këto parajsa, kryesisht në ishujt Kayman, kanë fituar koncesione e administrojnë burimet e naftës në vend, si dhe një pjesë të lojrave të fatit por dhe në ndërtimtari e biznese të tjera ku pastrohen paratë e korrupsionit dhe të krimit.

Ligji u miratua pas rekomandimeve të Moneyval (Mekanizmi i Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave), i cili në raportin e tij theksonte rreziqet që paraqet prezenca e kompanive që nuk kanë pronësi të qartë, të ashtuquajtura “beneficiary onënership”, pra ku përfituesit realë nga këto sipërmarrje nuk dihen.
Autoriteti publik që do të menaxhojë regjistrin sipas ligjit do jetë Qendra Kombëtare e Biznesit që parashikon edhe afatin që duhet të respektohet nga bizneset për të deklaruar pronësinë e qartë si dhe masa administrative në rastet kur kjo nuk zbatohet. Sipas ligjit regjistri i Pronarëve Përfitues do përmbajë Numrin Unik të Identifikimit të Subjektit (NUIS) si dhe emrin e Subjektit Raportues.

Të dhënat e detyrueshme për pronarët përfitues të subjektit raportues për shtetasit shqiptarë janë: emër dhe mbiemër, numri i identifikimit personal, datëlindja, shtetësia adresa e rezidencës së përhershme. Për shtetasit e huaj do të kërkohet emër dhe mbiemër, numri i identifikimit personal, datëlindja, numri i pasaportës dhe shteti lëshues, data e lëshimit e data e skadimit të pasaportës, shtetësia, adresa e rezidencës së përhershme. Sipas ligjit çdo person mund të marrë informacion për të dhënat e regjistruara në regjistër, të cilat nuk janë lirisht të aksesueshme dhe publike, vetëm nëse provon se ka një interes të ligjshëm për marrjen e këtij informacioni. Në vjeshtën e vitit 2012 Shqipëria nënshkroi Konventën ndërkombëtare për ndihmën në çështjet tatimore. Konventa, e iniciuar nga OECD si një mekanizëm për të luftuar evazionin fiskal në shkallë globale, parashikon shkëmbimin e informacionit financiar mes 130 vendeve të botës, përfshirë parajsat më të mëdha fiskale në ishujt e Paqësorit, Kayman, Panama, Zvicër dhe Qipro.

Shqipërisë, për shkak të infrastrukturës së dobët tatimore iu la 8 vjet kohë për t’u përgatitur. Ndërkohë që një vit më parë u miratua ligji i cili mundëson që Shqipëria të jetë pjesë e paktit për të hapur llogarite bankare të shtetasve shqiptarë që kanë depozituar para jashtë vendit. Mbi 100 shtete ranë dakord për të shkëmbyer informacione, ndërsa Shqipëria ka marrëveshje me 82 prej tyre. Kështu, Shqipëria në vitin 2020 iu bashkua vendeve që zbatojnë standardet globale të Shkëmbimit Automatik të Informacionit mbi Llogaritë Financiare, sipas standardit CRS të OECD-së, duke shkëmbyer automatikisht informacionin për llogaritë financiare të personave jo rezidentë.

Autoriteti kompetent, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, shkëmben me administratat e tjera tatimore informacionin e marrë nga institucionet financiare raportuese, nëpërmjet sistemit CTS. Ky sistem, i cili aksesohet kundrejt një tarife vjetore, mundëson transmetimin/pranimin e mesazheve dhe të integrimit me sistemet e autoriteteve të tjera tatimore. Sipas tij, çdo llogari me vlerë të madhe që ndryshon tani do të jetë në monitorim. Ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë arritur në konkluzionin se shumë persona fizikë që kanë pasur apo kanë pushtet kanë depozituar paratë në parajsat fiskale, pikërisht në këto vende. Destinacioni kryesor ka qënë Qipro, por dhe në zonat e sigurta offshore, ishujt Kayman, Maltë, ishujt Britanikë, Panama, Skoci, por dhe në vetë kryeqendrën britanike Londër, ku mendohet se janë hedhur një pjesë e parave të ish zyrtarëve të lartë. Madje media ka bërë me dije kohë më parë se kanë ngritur dhe biznese miliona euroshe dhe blerë banesa në zonat më të shtrenjta të Londrës, ku po shkollohen fëmijët e tyre.

Ndërsa informacionet mes vendeve nënshkruese të konventës vijojnë të shkëmbehen me intensitet të lartë, me sa duket SPAK ka në dorë një pjesë të tyre, të “përforcuara” dhe me vendimet më të fundit të presidentit amerikan Binden dhe sekretarit Blinken, çka nuk përjashton mundësinë që deri në fund të vitit të fillojnë hetimet e thelluara nga SPAK. Berisha dhe familjarët e tij tashmë e kanë prerë “biletën” e vënies nën hetim pas shpalljes “non grata” në SHBA dhe udhërit ekzekutiv të vetë Presidentit Biden ku kërkon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve për bllokimin e pasurive të individëve të korruptuar që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Urdhër që përfshin krahas shteteve të reja të dala nga ish-Jugosllavia dhe Shqipërinë. Të gjitha gjasat janë se, në radhë për në “listën e zezë” është dhe presidenti Ilir Meta i shkarkuar nga Parlamenti të mërkurën, i cili mund të shpallet person “non grata” nga SHBA dhe për pasojë t’i bllokohet pasuria që ka jashtë vendit, si dhe të zbardhen shumat e depozituara në emër të familjarëve apo të të tjerëve në parajsat fiskale.

Të gjitha vendimet, urdhërat ekzekutive, konventat dhe ligjet e miratuara në këto dy vitet e fundit kanë pasur qëllimin e vetëm për të arritur në këtë ditë: Vënien e zyrtarëve të lartë para ligjit për korrupsion dhe bllokimin e konfiskimin e pasurive të paligjshme deri në qindarkën e fundit. Dhe nuk është e vetme SHBA! Me sa duket do të jenë dhe vendet BE e Britania ato që do t’i bashkangjiten këtij aksioni të madh të SHBA, në ndjekjen e sekuestrim të parave të korrupsionit të zyrtarëve shqiptarë!

/JavaNews/M.Nikaj