Vendi ynë, për herë të parë do të shërbejë në Këshillin e Sigurimit të OKB, në një periudhë kyçe, ku retorika dominohet nga kriza aktuale në Izrael, konflikti në Ukrainë, Siri, Korea e Veriut, Irani, çështjet e varfërisë, pabarazisë, ngrohja globale, racizmi, etj.
175 vende, nga 129 të nevojshme votëbesuan vendin tonë me këtë përgjegjësi kaq të rëndësishme, ndërsa në broshurën e tij përpara votimit, Këshilli i Sigurimit vlerësonte kandidaturën tonë si “zëri i vendeve të vogla dhe grave”. Në një dokument zyrtar të publikuar në datën 2 qershor, OKB përshkruan në këtë formë kandidaturën shqiptare.
“Shqipëria është zotuar që do të sjellë në Këshillin e Sigurimit perspektivën e një vendi të vogël, me një politike të jashtme të përgjegjshme dhe multiraterale. Fushata e Shqipërisë është përqendruar rreth 5 përparësive kyçe: të drejtat e grave, paqja dhe siguria, të drejtat e njeriut, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe ngrohja globale”, shkruan OKB.