Për të gjithë ata që kishin planifikuar pushimet në Austri apo Holandë, tani më nuk duhet të shqetësohen. Duke filluar nga dita e sotme Austria dhe Holanda kanë hequr të gjitha masat anti-COVID me Shqipërinë për të udhëtuar. Nuk ka asnjë kriter, as test negativ dhe as kriterin e vaksinës. Megjithatë, të gjithë qytetarët që udhëtojnë në avion e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës të një formatit FFP2. Austria është shteti i parë nga BE-ja që ka hequr të gjitha kufizimet me vendin tonë, ndërkohë që shtetet e tjera e kanë të detyrueshme që qytetari të ketë me vete testin negativ, që të ketë bërë një nga vaksinat apo edhe formularin PFL siç është në rastin e Greqisë.

Nga sot edhe Holanda ka hequr të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë , të cilët duhet të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. (Kliko këtu)

Njoftimi për Austrinë: Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021. 1) Asnjë kriter testi 2) Asnjë kriter vaksine 3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci. Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes. Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Njoftimi për Hollandën: Hollanda heq të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Hollandë, duke filluar nga data 24 Qershor 2021. 1) Asnjë kriter testi 2) Asnjë kriter vaksine I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në Hollandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link: https://www.government.nl/…/information-for-passengers… Ju lutemi, prindërve të moshuar u duhet ndihmë për plotësimin e formës. Nëse udhëtojnë, sugjerojmë që ta kenë të printuar me vete, kur të paraqesin biletën./ shqiptarja.com