Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga funksioni i ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Hoxhaj ka bërë të ditur se deri në mbajtjen e Konventës të vetmin funksion organizativ e ushtron Grupi Punues i kësaj Konvente.
Ai ka falënderuar strukturat, anëtarët dhe aktivistët e partisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen “me të cilët kanë arritur që goditjen e rëndë nga arrestimi i kryetarit Veseli dhe presidentit Thaçi ta kthejnë në motiv për t’u angazhuar e për të punuar”.
“Pritjet nga PDK-ja janë të mëdha, në rend të parë nga strukturat dhe qytetarët e Kosovës dhe si të tillë nuk guxojmë të heshtim e të mbyllemi. Përkundrazi duhet t’i prijmë ndryshimit, opozitbërjes aktive ndaj këtij pushteti që synon ta tjetërsojë çdo të arritur të shtetit vetëm e vetëm se është bërë në kohën e udhëheqjes së PDK-së, ta ndalim degradimin e mëtejmë; ta pengojmë izolimin e Kosovës e t’i mirëmbajmë raportet me miqtë tanë perëndimorë.
Duhet ta nxjerrim më të mirën nga ne, t’i hapim dyert për të rinjtë profesionistë e me vlera kombëtare e profesionale; dhe të kujdesemi për më të vjetrit që ta japin kontributin e tyre aty ku munden dhe ku duhet. Shoqëria jonë në Kosovën e vitit 2021 ka ndryshuar; këtë ndryshim duhet ta përqafojë dhe reflektojë PDK-ja por pa harruar asnjëherë bazën e themeluesve të saj që buron tek lufta e UÇK-së për liri e pavarësi”-ka thënë Hoxha