Në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, turistëve u ofrohet vaksinimin falas kundër COVID-19. Vaksinat falas deri tani ofroheshin vetëm për qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pë rata që kanë lejen e qëndrimit të përhershëm në vend. Vizitorët do të kenë mundësinë të rezervojnë vaksinat falas.
Autoriteti Shëndetësor i Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi këtë muaj se pothuajse 85% e popullsisë janë vaksinuar me të paktën një dozë, por nuk ka njoftuar se sa janë të vaksinuar plotësisht.
Numri i rasteve është rritur në Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e kaluar dhe Abu Dhabi ka ende kufizime të hyrjes, duke përfshirë vetë-izolimin dhe testimin pas mbërritjes. Udhëtarët nga 27 vende, duke përfshirë Kinën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, mund të hyjnë pa karantinë pas mbërritjes. Autoritetet shëndetësore të Emirateve të Bashkuara Arabe ofrojnë vaksinat kineze Sinopharm dhe Pfizer në Abu Dhabi.