Në ndeshjen hapëse të “Euro 2020”, axurrët prodhuan një lojë dominuese për të siguruar fitoren 3-0 ndaj Turqisë. Duke hyrë në lojë, shumë adhurues të futbollit e etiketuan Turqinë si një “mace të zezë”, por e likujdoi skuadra e shkëlqyeshme e Roberto Mancini.
Një autogol nga mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, hapi rezultatin e mbrëmshëm. Mbrojtësi qendror devijoi në portën e tij krosimin e Domenico Berardi, në minutën e 53-të. Pak më shumë se 10 minuta më vonë, Ciro Immobile dyfishoi shifrat nga një distancë e afërt, përpara se Lorenzo Insigne të bënte gjithçka mbresëlënëse, në minutën e 79-të, me “qershinë mbi tortë”.
Disa njerëz ndoshta nuk kanë qenë të vetëdijshëm se sa e mirë është skuadrat e Mancini këtë Europian, pavarësisht nga faktit se nuk ka humbur asnjë ndeshje që nga shtatori 2018. Por, duket se një tifoz i futbollit nuk u befasua aspak nga shfaqja autoritare e Italisë kundër Turqisë, pasi parashikoi saktë një fitore 3-0 për axurrët në Romë.
Ky nuk ishte vetëm parashikim i rezultatit teknik. Përdoruesi i Twitter-it @VaneJuice është bërë viral në platformën sociale për parashikimin e saktë të tre lojtarëve që shënuan në “Olimpico”, si dhe rezultatin me kohë të plotë. Ai, madje parashikoi edhe autogolin e Demiral.