Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle për Oprah ëinfrey kundër familjes mbretërore tronditi gjithë botën dhe akoma vijon dhe diskutohet.
Së fundmi, mediat e huaja kanë bërë të ditur se Princi Harry ra dakort për këtë intervistë vetëm pasi mësoi se kishte humbur titujt e tij ushtarakë. Sipas “The Sun”, Duka i Sussex e kishte humbur fare toruan pas një debati për titujt e tij.
“Harry dhe Meghan ishin shumë të mërzitur para intervistës me Oprah, sepse ndarja përfundimtare nga familja mbretërore sapo ishte nënshkruar dhe përfshinte edhe që Harry nuk do të mbante më rolet e tij ushtarake. Kjo ishte ajo që e zemëroi kaq shumë. Ai është shumë emocional dhe rolet e tij ushtarake ishin shumë të rëndësishme për të, duke pasur parasysh se ai shërbeu për një kohë të gjatë,” –tha një burim.
Kujtojmë se më 12 shkurt të këtij viti, si pjesë e ndarjes përfundimtare, Mbretëresha i hoqi Harry-t tri role kryesore. Mësohet se të njëjtën fundjavë, Harry dhe Meghan, të zhgënjyer, nënshkruan për intervistën me Oprah. Ata e filmuan intervistën e bujshme vetëm disa ditë më vonë dhe vetëm disa orë pasi Princi Philip u shtrua në spital.
Sipas burime brenda Pallatit rolet e tij ushtarake u hoqën nga frika se drejtuesit e televizioneve mund t’i përdorin ato për të promovuar dokumentarët e tij në Netflix.