Nga Mero Baze
Sali Berisha po përpiqet ta konsiderojë “normale” b etejën e tij kundër SHBA, edhe në emër të PD, për t’i tërhequr ata në be tejë. Ai po shfaqet përditë e më shumë në ekrane TV-sh me gazetarë të përzgjedhur, që i qajnë hallin dhe e bëjnë të ndjehet si normal, pas këtij ndë shkimi. Strategjia e tij është që shqiptarëve t’u mësohet veshi me këtë gjë dhe ta konsiderojnë normale dhe pa pasoja, betejën e tij ti nzare me SHBA, të cilën pëpriqet ta maskojë si betejë për “dinjitet”.
Për këtë, ai po përpiqet të tregojë që asgjë nuk ka ndodhur në jetën e tij. Ai vazhdon të shpifë tek “qytetari digital”, vazhdon të dalë në TV, vazhdon të hajë bukë, vazhdon ketë zyrë private, vazhdon të fitojë lekë nga fëmijët e tij, vazhdon të jetojë tek vila në Lalëz, vazhdon biznesin e “boronicave” në Gërdec, e kështu me radhë. Kjo ka qenë përditshmëria e tij, edhe para dam kosjes nga SHBA. Me këtë stil ba nal, me gazetarë banal dhe të përciptë, dhe mbi të gjitha, me një parti të tred hur nga pas, ai ka nisur të sfidojë historinë e shqiptarëve me SHBA, duke i ftuar ata të zgjedhin mes SHBA dhe atij, në një betejë totalisht anti-amerikane, maskuar me demagogji ba nale.
Në gjithë gënjeshtrat që ai thotë, dy janë më kryesoret. E para, që atë e kanë ndëshkuar si udhëheqës të PD dhe e dyta, që ndaj tij dhe familjes së tij, nuk ka akuza për kor rupsion. Përmes gënjeshtrës së pare, ai kërkon të mbajë PD-në peng dhe të mos e lejojë atë të zgjedhë mes tij dhe SHBA. Dhe deri tani ja ka arritur. Por deri në shtator akoma nuk e dimë. Në momentin që Berisha do tentojë të hyjë në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike, për historinë e PD-së fillon një kalvar i ri, nëse ajo nuk e nxjerr jashtë grupit. E dyta, është dhe më e rëndë kur thotë se ndaj tyre nuk ka ak uza penale. Problemi që ka ai dhe familja e tij në damkosjen e SHBA, është se nuk kanë lejuar drejtësinë t’i hetojë ata si familje, dhe aleatët e tij politikë.
Sali Berisha ka ndaluar Prokurorinë të hetojë Gërdecin dhe të thërrasë djalin e tij për ta pyetur, ka ndaluar Prokurorinë të hetojë pastrimin e parave nga vajza e tij përmes një transaksioni me Damir Fazlliçin dhe çështja u mbyll me porocedurë në gjykatë, ka ndaluar të hetojë Rezart Taçin se e kishte sponsor të gruas dhe familjes, ka ndaluar të hetojë atë vet, për vr asj et e 21 janarit, e kështu me radhë. Problemi që ka Berisha dhe Berishët me drejtësinë është pikërisht se drejtësia nuk ka guxuar t’i ngrejë a kuza.
I biri i tij tentoi të “pastrohej” në SHBA, duke ngritur një akuzë që i quante të pavërteta shkrimet e gazetave amerikane për të, por e humbi gjyqin dhe ato mbetën në fuqi. Sali Berisha tani nuk ka kë të padisë. Ai thjesht është ndëshkuar përjetësisht. Objektivi i tij tani është ta konsiderojë normale për shoqërinë shqiptare bet ejën kundër SHBA. Ai po lufton që PD të dorëzohet para tij dhe ta pranojë deputet në grupin e saj parlamentar. Kjo i siguron atij imunitet diplomatik. Pastaj betohet se do marrë përsipër b ur g un për vajzën, për gruan e për djalin, me shpresë se ai do heroizohet si i b urg osur që sakrifikon për familjen.
Deri atëhere, ka kohë të hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe ai po vazhdon jetën “normalisht”. Vetëm të gjejë dhe ndonjë sallon bukurie ta retushojë pamjen, pasi kalbja në fytyrë tregon se ai nuk është më normal.