Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Lindës me Samiun. Konkurrentja u tregua shumë e afërt, aq sa i hapi zemrën dhe për familjen e saj.
Ndërkohë, gjatë një bisede në studio, Linda u ndal te marrëdhënia e saj aktuale me të ëmën. Ajo tha se disa njerëz është më mirë të mos bëhen prindër, duke iu referuar mamasë.
“Unë jetoj me mamin, qëkur jam martuar i propozova të jetonte me mua sepse ajo ishte vetëm. Ajo është shumë e qetë si person, nuk kam pasur asnjë problem. Por kur vajza mbushi 7 vjeç më tha që nëna ty nuk të do, e kam vënë re që sa herë flet me dajën i thotë shpirt kurse ty nuk të thotë asgjë. Ajo do të vijojë të jetojë me mua, ajo është një engjëll por vërtet që ka disa persona që nuk duhet të jenë prindër. Këtë ndjenjën e mëmësisë e ka vetëm me vëllanë. Nuk kam dëgjuar që të vijë të më puthë ose të më thotë të dua. Kur kam qenë jashtë Shqipërisë ajo nuk i bie kurrë telefonit. Mendoj se është mekanike. Por unë do të jem me të gjithmonë”, u shpreh Linda.