Ndihmëssekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, ka mbërritur në Tiranë. Vetëm pak minuta më parë, diplomati amerikan ka hyrë në kryeministri për të zhvilluar një takim me kryeministrin, Edi Rama, dhe zyrtarë të tjerë.

Mësohet se në fokus të takimit do të jenë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë.

Pas Tiranës ambasadori Reeker, më 1 korrik do të mbërrijë në Ohër, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.

Në Ohër ai do të takohet me kryeministrin Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar përparësitë e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.