Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi është sot në Tiranë, pasi pritet të mbahet samiti rajonal me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor.

Në një shënim në Twitter, Varhelyi ka postuar dy foto me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, ku shihet se ndodhen para Muzeut Historik Kombëtar.

Varhelyi njofton se kjo vizitë në Muze u bë për shkak se në të po bëhen punime që po mbështeten nga BE.

“Në Tiranë, sot për një samit rajonal me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor. Një vizitë të shpejtë në punimet e mbështetura nga Europa në Muzeun Historik Kombëtar dhe mozaikun në Sheshin Skënderbej të Tiranës”, shkruan Varhelyi .