Ekspertët rekomandojnë të konsumoni të paktën shtatë deri në tetë gota në ditë. Por, nëse e nisni ditën me një gotë ujë në mëngjes do të merrni akoma më shumë përfitime. Fillimisht, plotësoni lëngjet e humbura nga trupi gjatë gjumit.

Gjithashtu “shpëlani” mikrobet dhe bakteret që janë shumëzuar në zgavrën e gojës gjatë natës. Në të njëjtën kohë, shkakton një ndjenjë të ngopjes që zvogëlon konsumin e ardhshëm të ushqimit në mëngjes. Fillimi i ditës me një gotë ujë, por edhe hidratimi adekuat gjatë ditës, ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

Ekspertët gjithashtu theksojnë se marrja adekuate e ujit është e rëndësishme për shumë funksione të trupit, siç janë heqja e toksinave nga veshkat, parandalimi i gurëve në traktin urinar, por edhe funksioni i duhur kardiovaskular dhe fleksibiliteti i nyjeve.