Hematologët i kushtojnë kujdes më të veçantë personave që kanë zhvilluar mpiksje gjaku në të kaluarën ose marrin hollues gjaku. Dhe një nga pyetjet e shpeshta që pacientët u bëjnë hematologëve është: “a duhet të vaksinohen me AstraZeneca?” Përgjigja është “po”. Mpiksjet e gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca janë krejtësisht të ndryshme nga llojet e tjera të mpiksjes së gjakut, të tilla si tromboza e venave të thella ose një emboli pulmonare, ose mpiksjet që shkaktojnë sulme në zemër dhe goditje në tru.

Personat që vuajnë nga probleme të tilla nuk janë dhe aq të rrezikuar nga AstraZeneca. Në fakt, ata mund të jenë më të rrezikuar nga COVID-19, prandaj nuk duhet të hezitojnë të vaksinohen.

Së pari, si ndodh mpiksja e gjakut? Mpiksja e gjakut është një grumbull qelizash dhe proteinash në gjak. Zakonisht shpërbëhet ndërsa shëroheni nga një lëndim, por nëse formohet kur nuk është e nevojshme mund të bllokojë pjesërisht ose plotësisht një enë gjaku. Një mpiksje gjaku e papritur mund të çojë në probleme serioze e madje edhe vdekje. Nëse formohet në një arterie, mund të shkaktojë infarkt në zemër, goditje në tru apo një ikemi të këmbëve. Nëse ndodh në një venë, mund të ndjeni dhembje dhe ënjtje.Një mpiksje gjaku në një venë në thellësi të trupit quhet trombozë në venën e thellë (DVT: deep vein thrombosis). Nëse ndodhet në mushkëri kemi të bëjmë me një emboli pulmonare (EP). Të dyja rastet klasifikohen si të rrezikshme për jetën.

Mpiksjet arteriale-Arteriet që furnizojnë me gjak zemrën, trurin dhe gjymtyrët e poshtme mund të ngushtohen , zakonisht për shkak të faktorëve të ndryshëm të rrezikut duke përfshirë pirjen e duhanit, diabetin dhe presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolit. Një mpiksje që formohet në këto vende mund të pengojë rrjedhën e gjakut, duke shkaktuar, për shembull, një sulm në zemër ose goditje në tru.

Çfarë është TTS? Vaksina AstraZeneca shkakton trombozë me sindromën trombocitopeni, ose TTS. Këto raste janë raportuar gjithashtu edhe pas vaksinimit me Johnson & Johnson COVID, megjithëse kjo nuk është e disponueshme në Australi. TTS shkaktohet nga një përgjigje anormale imune, duke çuar në zhvillimin e një antitrupi që shkon te trombocitet (qelizat e gjakut që parandalojnë gjakderdhjen). Kjo bën që trombocitet të bëhen hiperaktive, gjë që shkakton mpiksjen e gjakut në trup, përfshirë këtu edhe vendet ku normalisht nuk shohim mpiksje, si në tru ose në bark.

Ky proces konsumon gjithashtu trombocitet, gjë që rezulton në një numër të ulët të trombociteve. “Trombozë” i referohet mpiksjes, dhe “trombocitopeni” numrit të ulët të trombociteve. Grupi Teknik Australian i Imunizimit (ATAGI) vlerësoi rrezikun e TTS në Australi në rreth 1.6 në 100,000 doza të vaksinës AstraZeneca të administruara tek personat mbi 50 vjeç megjithëse këto të dhëna mund të ndryshojnë pasi më shumë persona të vaksinohen. Për fat të mirë, diagnoza dhe trajtimi për TTS ka përparuar me shpejtësi. Mjekët tani i njohin shumë mirë simptomat dhe hematologët kanë gjetur trajtime trajtime për gjendjen . Këto përfshijnë imunoglobulinën intravenoze (një përqendrim i antitrupave nga dhuruesit e shëndetshëm) dhe holluesit e gjakut.

Mos hezitoni të vaksinoheni-Nuk ka asnjë provë që njerëzit që kanë përjetuar më parë mpiksje gjaku, kanë një rrezik të trashëguar të mpiksjes së gjakut, ose personat që marrin hollues të gjakut ose ilaçe të lidhura me to, kanë ndonjë rrezik në rritje të TTS.

ATAGI këshilloi që vaksina AstraZeneca është e sigurt për këta persona. Si një masë paraprake, mjekët rekomandojnë që disa njerëz duhet të shmangin vaksinën AstraZeneca dhe në vend të kësaj të marrin Pfizer. Këtu përfshihen:

-Personat të cilët kanë zhvilluar trombocitopeni të shkaktuar nga heparina

-personat të cilët kanë pasur mpiksje venoze të gjakut në tru

-personat nën 50 vjeç.

Është thelbësore të mbani mend se njerëzit që janë më të rrezikuar nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru, përfshirë diabetin dhe presionin e lartë të gjakut, janë gjithashtu më të rrezikuar nga simptomat e rënda të Covid-19./abcnews