Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, prej kohësh po shijojnë dashurinë e tyre dhe janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut. Së fundmi, Dafina ka publikuar një video në rrjete sociale, me të cilën i vuri fansat në mendime.

Pas disa momenteve që shihet duke drekuar me miqtë dhe partnerin, Dafina poston dhe një video ku duket barku i fryrë. Bukë apo bebe?

Kjo mund të jetë një shaka e rastit, por përsëri ndjekësve u pëlqen ta mendojnë Dafinën një nënë të re.

Ndërkohë prej kohësh fansat e saj po presin publikimin e plotë të albumit të saj “Dafinë Moj”. Këngëtarja ka treguar se ky album është një nga projektet më të rëndësishëm të saj, sepse është shumë personal.