DASHI: Këtë javë planeti Mars do të kthehet në pozicion të favorshëm për Dashin. Duke filluar nga dita e premte, situata juaj do të përmirësohet. Do të ndiheni më të fortë e më luftarakë se kurdoherë. Edhe në aspektin profesional do të merrni kënaqësi, pasi Mërkurin dhe Jupiterin do t’i keni aleatë. Në sferën e ndjenjave mund të keni ndonjë shqetësim, sepse Venusin do ta keni kundër.
Demi-Dita me diell duket që në mëngjes. Edhe për ju fillimi i javës do të jetë i mbarë, sepse Hëna në shenjë do t’ju dhurojë fat. Duke filluar nga dita e premte, planeti Mars do të vendoset në pozicion të pafavorshëm për Demin dhe për rrjedhojë gjatë ditëve në vazhdim do të ndjeni lodhje dhe stres të shtuar. Në dashuri do të keni shumë fat, falë Venusit që ju favorizon.
Binjakët-Kjo do të jetë një javë me të vërtetë entuziazmuese. Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj ditën e mërkurë dhe të enjte. Edhe Mërkuri do të jetë i vendosur në pozicion të favorshëm, duke ju dhuruar më shumë fat në sferën profesionale. Aty rreth datës 11 qershor edhe Marsi do të kthehet nga orbita juaj, duke ju bërë të pamposhtur.
Gaforrja-Planeti Mars do të rrijë në shenjën tuaj deri më datë 11, i gatshëm për t’ju dhuruar forcë dhe energji. Falë kalimit të Venusit te Gaforrja, nuk do të mungojnë momentet e bukura në shoqërinë e dikujt. Për beqarët parashikohen njohje të shumta. E premtja, e shtuna dhe e diela do të jenë ditët më me fat të javës, pasi edhe Hënën do ta keni në shenjë. Përgatituni të kaloni një fundjavë të mbushur me pasion.
Luani-Këtë javë planeti Mars do të futet në shenjën tuaj. Duke filluar që nga dita e premte, do të nisë një periudhë e rikuperimit të energjive, duke ju bërë që të ndiheni më mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Do të shpëtoni nga stresi që keni përjetuar gjatë këtyre muajve të fundit dhe do të ndiheni si të rilindur. Kujdes ditën e hënë, sepse Hënën do ta keni kundër.
Virgjëresha-Do të vazhdojë për ju një periudhë e favorshme për sa i përket dashurisë dhe ndjenjave. Venusi e mbron lidhjen tuaj dhe nëse jeni beqarë ju ndihmon të afroheni me një njeri të veçantë. Por në sferën profesionale nuk do të jeni po kaq fatlumë, pasi Mërkuri do t’ju bëhet pengesë në mbarëvajtjen e punëve. Ditët me fat të javës do të jenë e hëna dhe e marta.
Peshorja-Duke filluar që nga dita e premte, planeti Mars do të veprojë në favorin tuaj. Kështu, do të ndiheni më energjikë. Nëse këto javët e fundit kanë qenë stresuese për Peshoren, tani do të fillojë një periudhë rikuperimi. Në dashuri do të hasni pengesa dhe do të bëni debate me partnerin, pasi Venusin do ta keni kundër. Veçanërisht e vështirë do të jetë fundjava.
Akrepi-Datat 7 dhe 8 qershor nuk do të jenë fort të mbara, pasi Hëna nuk ju favorizon. Me siguri që gjatë atyre ditëve do të hasni pengesa dhe vonesa. Më datë 11 qershor do të përballeni me Marsin në pozicion të pafavorshëm, që do t’ju shkaktojë dhe më shumë stres. Kurse në sferën e ndjenjave do të keni fat, pasi Venusi do t’ju dhurojë dashuri dhe pasion.
Shigjetari-Edhe këtë javë, Mërkuri në pozicion të pafavorshëm do t’ju nxjerrë pengesa në projektet dhe punët tuaja. S’ju mbetet veçse të bëni durim, sepse në fund fitorja është e sigurt. Bëni kujdes ditën e mërkurë dhe të enjte, sepse edhe Hënën do ta keni kundër. Me fat do të jetë fundjava, atëherë kur planeti Mars do t’ju dhurojë energji pozitive.
Bricjapi-Tashmë mund të merrni frymë të lehtësuar, sepse duke filluar që nga dita e premte planetin Mars nuk do ta keni më kundërshtar dhe pak nga pak do ta merrni veten. Venusi për fat të keq do të vazhdojë të mbetet në pozicion të pafavorshëm dhe kjo do t ‘ju sjellë probleme dhe debate në marrëdhënie me partnerin, sidomos në datat 11, 12 dhe 13 qershor.
Ujori-Më datë 11 qershor, planeti Mars do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për Ujorin. Do të fillojë për ju kësisoj një periudhë e lodhshme dhe e vështirë. Do të ndiheni të plogësht dhe do t’ju mungojë dëshira për punë. Për fat, Jupiterin dhe Mërkurin do t’i keni aleatë dhe do t’ju ndihmojnë në sferën profesionale dhe personale. Ditët me fat të javës janë e mërkura dhe e enjtja.
Peshqit- Rroftë dashuria! Ajo do të jetë protagonistja e vërtetë gjatë këtyre ditëve, me Venusin në pozicion të favorshëm. Do të përjetoni emocione të bukura, sidomos në fundjavë, ku përveç Venusit edhe Hënën do ta keni aleate. Në punë do të keni mosmarrëveshje me eprorët dhe kolegët. Mund të hasni pengesa dhe do të keni vonesa, për shkak se Mërkurin do ta keni kundër.