Kryeministri Rama paralajmëroi sot edhe një herë se asnjë socialist që shkel ligjin nuk do të ketë si mburojë Partinë Socialiste.
“Mandati i tretë mund të jetë edhe i fundit po të dojë nëse mandati i katërt varet nga këta arrogantët që futen në zyrat e shtetit më mbështetje, që nga ministrat e deri të nivelet e drejtorëve në qytetet e Shqipërisë. Kujt të gjeni kushërinjtë e mi në punë hajd më kërkoni vend për kushërinjtë tuaj. Ne do të jemi shumë të qartë me çdo anëtar të kësaj partie që vjen dhe thotë ‘dua punë në shtet’. PS nuk është qëllim por mjet për të arritur qëllimet e kësaj familje të madhe. Ky është një bast i madh por është basti ynë me historinë. Flamuri i PS-së nuk do të bëhet dot mbulesë e askujt. Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel ligjin por mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon. PS nuk është zyrë avokatie e asnjërit prej nesh por është mbështetësja, garantja e reformës në drejtësi dhe prirësja e barazisë para ligjit”, u shpreh Rama.